Albini e kishte të pamundur të na bashkëngjitet në Berlin e Cyrih, por sot na priti në zyrën e tij në Prishtinë për të na e rikonfrmuar edhe një herë mbështetjen e parezervë. Shfrytëzuam këtë takim për t’u njohur nga afër me rreziqet nga manovrat serbe në kufi me Kosovën. Tentativat për kanosje ndaj Kosovës kanë marrë fund, ashtu siç ka marrë fund edhe ëndrra e madhe serbe e quajtur Ballkani i Hapur.