Afrim Gashi për zërat se do të jetë bartës në zonën e dytë: Do të jem aty ku VLEN do ta vendos se jam më i dobishëm

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se nuk preokupohen me lista. Ai tha se do të kishte dashur që të jenë dy lista të shqiptarëve.
Gashi tha se nuk është problem se kush do të jetë në listat kundërshtare.
Sipas tij, ende nuk kanë vendosur në mënyrë definitive për listat.
“Jam sot një mjet në dorën e shtabit të përgjithshëm të VLEN-it. Ku tum shohin ato, unë aty jam”, tha Afrim Gashi në emisionin Clik Plus.
Gashi tha se ata do ta bëjnë ajo që është më e mira për koalicionin.
“Ku do të konstatohet se jam më i dobishëm aty do të jem”, tha më tej Gashi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *