Afrim Gashi: Nuk mund ta kuptojë dashurin e Ali Ahmetit për Nikolla Gruevskin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin Clik Plus, shpjegoi pikat kryesore për të cilat ata si koalicion janë pajtuar se do t’i kenë dhe do t’i paraqesin para qytetarëve.
Gashi rikujtoi amendamentin të cilin ata si parti e kanë propozuar kundër vjetërsimit të lëndëve të korrupsionit të lartë.
Gashi përmendin edhe miratimin e ligjit pas daljes së tyre nga qeveria me të cilat u ul dukshëm dënimi për veprat penale të bëra nga funksionarë.
“Me të vërtetë nuk mund ta kuptoj tërë atë dashuri të Ali Ahmetit për Nikolla Gruevskin. Mendojë se shqiptarët e kanë jetuar kohën më të rëndë pikërisht në kohën e Nikolla Gruevskit dhe dikush me u mundu me pru ktu, duke shkelur mbi kushtetutë, mbi parime, duke e ditur se korrupsionin e kemi një prej problemeve më të mëdha në shtet…”, tha Gashi.
Ai tha se shqiptarët rreth orientimit strategjik nuk kanë dallime dhe se të gjithë presin sa më shpejtë të integrohen në BE.
Sllogani “Po Europës, Jo Rusisë” sipas Gashit, është një autogol.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *