Afrim Gashi mori pjesë në konferencën “Transformimi i së Ardhmes: Strategjia Digjitale për një Parlament Modern”

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në konferencën “Transformimi i së Ardhmes: Strategjia Digjitale për një Parlament Modern”.
Me këtë rast, Gashi ka realizuar edhe një brifing me gazetarë, para të cilëve ka prezantuar risitë digjitale që po prezanton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gashi theksoi se këto dy platforma : https://kancelarii.sobranie.mk dhe https://prashaj.sobranie.mk do të sjellin përfitime të shumta, lehtësi dhe efikasitet në punën e gazetarëve, duke garantuar informimin më të shpejtë dhe më cilësor për publikun.