24 maji për Sllupçanin dhe për të gjithë shqiptarët për të 23-tën herë me radhë na e kujton vrasjen e 10 anëtarëve të familjes Zimberi gjatë konfliktit të vitit 2001.
Shuarja e jetës së kësaj familjeje, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë dy vjeç, na flet për rëndësinë që ka jeta, paqja dhe kohezioni ndërmjet njerëzve, por edhe se cili është çmimi i lirisë.
Duke i kujtuar me nderim të lartë pjesëtarët e kësaj familjeje, lutemi për shpirtin e tyre dhe urojmë që ngjarjet e tilla kurrë më të mos përsëriten në mjedisin tonë.