Abdylshyqyr Abedini zv/ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Puna e arritur gjatë periudhës 10-mujore.

Puna e arritur gjatë periudhës 10-mujore dhe planifikimi për vitin 2023 si zv/ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Viti 2022 ishte një sfidë për të gjithë ne, ku u përballëm me krizën ekonomike, ushqimore dhe energjetike që arritëm t’i tejkalojmë. Morëm masa në kohë për të stabilizuar prodhimin vendor të ushqimit, duke arritur ta rrisim prodhimtarinë edhe në kohë krize.
✅Për herë të parë në vitin 2022 kemi sjellë planin kombëtar për prodhimin e ushqimit si dhe fondin e ndërhyrjes për mbështetje në bujqësi.
✅Investuam 900 milionë denarë për mbështetje financiare për të gjithë bujqit.
✅Siguruam mbështetje prej 40% për furnizim me plehra artificial për grurin, misrin, elbin dhe lulediellin.
✅Kemi vënë në funksion çdo tokë të punueshme, duke publikuar disa shpallje, përmes të cilave kemi vënë në dispozicion mbi 14 mijë hektarë tokë bujqësore për prodhimin e drithërave dhe për prodhimin e shumë kulturave tjera. Në vitin 2022 kemi lidhur mbi 2000 kontrata për shfrytëzimin e tokës bujqësore shtetërore.
✅Në bashkëpunim me organizatën FAO dhe Bashkimin Evropian në mënyrë të suksesshme udhëheqim konsolidimin e tokës bujqësore dhe zbatuam projektin MAINLAND.
✅Përmes iniciativës Ballkani i Hapur mundësuam rritjen e prodhimit vendor si dhe furnizim me të gjithë produktet e nevojshme.
✅Për herë të parë rekolta e prodhimit të duhanit shitet në të njëjtin vit. Këtë vit u arrit mesatare maksimale e shitjes së duhanit për një kg – 290 denarë, që është një rritje prej 45% krahasuar me vitin e kaluar.
✅Përmes programit për zhvillim rural i mbështesim bujqit për blerjen e traktorëve, pajisje për prodhimin e duhanit, sistemet për ujitje pikë-pikë. Për këtë mbështetje aplikuan rreth 3000 bujq.
✅Mbështetja për gruan rurale, këtë vit pati rritje prej 3.000 euro në 6.000 euro. Këtë vit u nënshkruajtën 70 marrëveshje me gra fermere që e kanë bujqësinë veprimtari kryesore.
✅Për herë të parë studentët e vitit të parë të regjistruar në fakultetin e shkencave bujqësore, pyjore dhe veterinarisë në universitetet e vendit marrin bursë në shumë prej 18.000 denarë. Qëllimi ynë është të motivojmë dhe inkurajojmë maturantët, veçanërisht nga zonat rurale, të regjistrohen në një nga tre profesionet.
✅Revidimi i marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.
✅Hapja e njësisë Rajonale në Komunën e Dollnenit – me qëllim informimin dhe shërbimin e bujqve të këtij vendi.
Për vitin 2023 e kemi buxhetin më të madh në bujqësi deri tani, me rreth 200 milionë, euro që është i vendosur në pesë shtylla kryesore.
🟢Shtylla e parë ka të bëjë me realizimin e reformave më të mëdha në bujqësi përmes modelit të ri të subvencionimit, me të cilën sigurojmë mënyrën më të shpejt dhe më efikase për pagesën e subvencioneve. Subvencionim bazë për të gjithë fermerët dhe subvencione shtesë për ato që punojnë kultura të veçanta, si dhe fillojmë me paradhënie prej 30% të subvencioneve. Me këtë reformë të veçantë, prodhimin vendor e destinojmë në objektet vendore.
🟢Shtylla e dytë është mbështetja për prodhuesit e vegjël të ushqimit dhe kantinave të vogla.
🟢Shtylla e tretë është mbështetja në projektet kapitale dhe në sistemet e ujitjes për vitin 2023. Ndërtojmë sisteme të reja që të kemi ujitje të rregullt të sipërfaqeve bujqësore. Në vitin 2023 përfundon ndërtimi i digës Raven-Reçicë. Kemi filluar me ndërtimin e digës së lumit të Sllupçanit dhe ndërtimin e shumë projekteve të tjera.
🟢Shtylla e katërt është fokusi në tranzicionin e gjelbërt për riprodhimin e zgjeruar të pyjeve.
🟢Shtylla e pestë është modernizmi i bujqësisë në vendin tonë – kryesisht nga programi IPARD 3 me buxhet dukshëm të më të madh, prej 62% nga fondet evropiane, domethënë buxhet rekord në vlerë prej 97 milionë euro si mjete të pakthyeshme prej Bashkimit Evropian. Gjithashtu mundësia për paradhënie prej 50% për mbështetje financiare nga IPARD programi si dhe projektet me Bankën Botërore dhe ndërtimin e 3 qendrave blerëse në Resnjë, Strumicë dhe Shkup.
✅Ndryshime në programin për zhvillim rural në programin për investime ku krijuam masën për biznes plan në bujqësi, si dhe smart bujqësinë.
Këto janë disa nga planet për vitin 2023, se si të zhvillojmë dhe të modernizojmë bujqësinë e vendit tonë. Të gjithë këtë proces e realizojmë me takimet me fermerët në teren, duke pranuar ideja, propozime dhe duke i implementuar ato. Të gjitha këto masa, që i punojmë me përkushtim, jemi të bindur që do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendor për të gjithë qytetarët edhe këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *