Për një vit të mbarë europian për kombin tonë dhe për dy vendet tona!

AlternAtivA e ka pranuar ftesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama pa qëllimin që të hyjë në agjendat politike ditore të të ftuarve tjerë. Dëshirojmë të potencojmë se si parti e së ardhmes, jemi të gatshëm të bisedojmë me gjithsecilin nëse temat janë çështjet e rëndësishme që i prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Kemi agjendën tonë dhe për të njejtën presim përkrahje nga të gjithë pjesëmarrësit. Një nga prioritetet është amandamenti për pengimin e vjetrimit të lëndëve që lidhen me korrupsionin politik. Më e rëndësishme është se ne nuk do ta flijojmë kapitalin tonë politik për amortizimin e krizës partiake të dikujt. Qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të jenë të sigurt se kryetari i AlternAtivës, Afrim Gashi do të vazhdojë të jetë zëri i tyre!
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 10.01.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *