Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali takon drejtuesit e KSHZ-së: Fokus në ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe reformat

Në Qeveri u zhvillua një takim pune me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bojan Mariçiq, dhe nënkryetarin Abdush Demiri, ku u diskutua në detaje për Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të dorëzuara nga KSHZ në Kuvend dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e miratimit të këtyre ndryshimeve në kuadër të agjendës reformuese, si një hap i domosdoshëm drejt avancimit të proceseve zgjedhore dhe përmbushjes së standardeve ndërkombëtare.

Në veçanti, u vlerësua raporti i fundit i OSBE/ODIHR, i cili evidenton progres të dukshëm në organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025, duke konfirmuar përmirësimin e proceseve demokratike në vend.

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave sipas dinamikës së paraparë, me synimin për të forcuar standardet demokratike dhe për të garantuar procese zgjedhore të lira, të drejta dhe transparente.