Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali takohet me investitorë nga Turqia

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme, ka pritur investitorë nga Turqia, nga rajonet e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, që përfaqësojnë sektorë si energjetika, mjekësia, digjitalizimi, ndërtimtaria dhe bujqësia.

Sali, ka diskutuar për mundësitë konkrete për investime dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitime të ndërsjella.

Vendi ynë mbetet i hapur dhe i përkushtuar për të mbështetur çdo iniciativë serioze investuese.