Më 6 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me udhëheqësit e koalicionit VLEN, mori pjesë në tubimin qendror në Komunën e Studeniçanit, ku atmosfera e entuziazmit dhe përkrahjes ishte dëshmi e qartë e besimit që qytetarët kanë për ndryshimin.
Në fjalën e tij, Dr. Ibrahimi theksoi se puna 15-mujore e qeverisjes së VLEN-it dhe investimet konkrete në komunat shqiptare janë dëshmia më e madhe se ndryshimi po ndihet në çdo vendbanim.
Ai vuri në dukje se Studeniçani tashmë është bërë simbol i përkushtimit, punës dhe vizionit të ri për zhvillim.
Kryetari Ibrahimi u shpreh se përkrahja e qytetarëve është motivimi më i madh për të vazhduar këtë rrugëtim, dhe i ftoi të gjithë që më 19 tetor ta festojnë së bashku fitoren e madhe, me Sedat Bislimin, kryetarin e ardhshëm të Komunës së Studeniçanit.
VLEN për Studeniçanin! VLEN për ndryshim dhe zhvillim të vërtetë!
