Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me prof. dr. Norbert Lammert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetar i Bundestagut gjerman

Realizova takim me prof. dr. Norbert Lammert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetar i Bundestagut gjerman.
E urova Lammert për 25 vjetorin e pranisë dhe punës së KAS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar kontributin e tyre të rëndësishëm për demokracinë, sundimin e ligjit, dialogun ndërpartiak dhe mbështetjen për të rinjtë.
U pajtuam se bashkëpunimi mes Kuvendit dhe fondacionit duhet të vazhdojë dhe të thellohet, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian.