Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në takim konstruktiv me ambasadorin e Francës në vendin tonë, Sh.T. z. Kristof Lë Rigoler

Në Rezidencën e Francës, pata një takim konstruktiv dhe darkë pune me ambasadorin e Francës në vendin tonë, Sh.T. z. Kristof Lë Rigoler, i shoqëruar nga përgjegjësi për protokoll dhe përkthyesi në gjuhën shqipe dhe frënge të ambasadës, z. Ardian Ramadani, ku diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe sfidat në rajon. Theksuam nevojën për të forcuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë dhe për të intensifikuar partneritetin në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian. U shpreha mirënjohës për këtë takim, që na dha mundësinë të ndajmë qëndrime të përbashkëta dhe të thellojmë marrëdhëniet tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *