Kryetari i Kuvendit z. Afrim Gashi realizoi takim pune me euro-ambasadorin në Shkup, Michalis Rokas.

Sot realizova një takim pune me euro-ambasadorin në Shkup, Michalis Rokas. Gjatë këtij takimi diskutuam mbi raportin vjetor të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku analizuam hapat e nevojshëm për avancimin në procesin e eurointegrimit. Theksuam rëndësinë e reformave në këtë proces, duke identifikuar gjithashtu çështjet që kërkojnë vëmendje të veçantë. Vlerësimi dhe zbatimi i rekomandimeve të këtij raporti janë mjete të dobishme për institucionet e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *