Mbledhja konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, u mbajt mbledhja konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, një nismë kyçe për të mbështetur qytetarët me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat e jetës. Ky grup është krijuar për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie ku të drejtat dhe mundësitë janë të barabarta për të gjithë, pavarësisht aftësive. Duke avancuar legjislacionin dhe politikat në këtë drejtim, ne synojmë të japim mbështetje konkrete për personat me aftësi të kufizuara dhe t’u sigurojmë atyre kushte të drejta për të arritur potencialin e tyre të plotë në një mjedis gjithëpërfshirës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.Required fields are marked *