Kryeparlamentari Gashi priti në takim një grup ambasadorësh jorezidentë të vendit tonë, me seli në Sofje

Sot pata një takim me një grup ambasadorë jorezidentë të vendit tonë, me seli në Sofje.
U theksova ambasadorëve jorezidentë të Marokut, Egjiptit, Kuvajtit, Mongolisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Indisë, Pakistanit dhe Kubës se Maqedonia e Veriut investon shumë në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me vendet e rajonit dhe anëtarë të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë.
Theksova se pres takime më të shpeshta në të ardhmen dhe rivizita në nivel dypalësh, si një mundësi për të dinamizuar bashkëpunimin mes këtyre vendeve me të cilat ndajmë shumë vlera të përbashkëta, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar në nivel dypalësh. ne ramë dakord që parlamentet janë vendet ku thellohet dialogu, në interes të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *