Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Franceze, Christophe Le Rigoller

Sot pata takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Franceze, Christophe Le Rigoller, duke i uruar një mirëseardhje dhe një mandat të suksesshëm në vend.
Diskutuam për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve, rolin e Maqedonisë së Veriut si partner në NATO, si dhe për integrimin evropian të vendit.
Falënderova Francën për përkushtimin e saj ndaj rajonit në aspektin e proceseve integruese dhe më tej theksova se Maqedonia e Veriut përfundoi shqyrtimin, i cili tregoi një shkallë solide të pajtueshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe se tani është e një rëndësie të veçantë fillimi i procesi i hapjes së kapitujve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *