Pasditen e sotme e kalova në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, si mysafir i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami.
Me këtë rast u promovua edhe projekti i ri i stadiumit, që ka qenë një ëndërr e moçme e tetovarëve dhe e gjithë admiruesve të sportit në Pollog, por jo vetëm.
Urime Tetovë dhe urime Bilall për këtë sukses dhe e gëzofshin së shpejti tetovarët stadiumin e ri!
Me fat e suksese!
Afrim Gashi