Lëshohet lokomotiva 462-002, kursejmë 500.000 euro
Drejtori i Hekurudhave nga radhët e Alternativës, Majan Veseli, njoftoi sot se lokomotiva me numër 462-002, e cila për më shumë se 5 vite ka qenë jashtë përdorimit, nga sot do të jetë funksionale.
Janë kursyer 500.000 euro për riparimin e kësaj lokomotive, duke e realizuar riparimin e nevojshëm me kapacitetet vetanake të kompanisë.