Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka pritur në takim z. Martin McDowell – Drejtor i Zyrës së Departamentit të Shteteve të Bashkuara për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka pritur në takim z. Martin McDowell – Drejtor i Zyrës së Departamentit të Shteteve të Bashkuara për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore.

Me këtë rast, kryetari i Alternativës, Gashi, ka theksuar se “Alternativa, pavarësisht pozicionimeve politike, nuk e ndryshon kursin e saj dhe mbetet e përkushtuar plotësisht në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian”.
“Ne u mbetemi besnikë parimeve tona dhe programit tonë, gjithmonë në shërbim të synimeve tona strategjike si shtet. Duke besuar se integrimi në BE është interesi më i lartë strategjik, Alternativa mbetet e përkushtuar për arritjen e këtij qëllimi sa më pare që të jetë e mundur.”, ka përfunduar Gashi.

Si një zyrtar i lartë amerikan, z. McDowell është një diplomat karriere dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike në rajonin tonë dhe më gjerë.

Takimi u zhvillua në zyrën e Kryetarit Gashi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *