Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga disa prej anëtarëve të Kryesisë Qendrore, ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sh.T. Florian Qehaja, e cila ishte organizuar me rastin 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Duke ia uruar këtë përvjetor, gjetëm rastin që bashkërisht ta kremtojmë këtë përvjetor dhe Kosovës t’i dëshirojmë suksese në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën euroatlantike.”, ka shkruar me këtë rast kryetari Gashi.