Sot, në Prishtinë, kryetari Afrim Gashi bashkë me kryetarët Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Taravari dhe Bekim Qoku, ishim në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Përmes një bisede miqësore, duke diskutuar për zhvillimet politike në vendet tona, folëm edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit që kanë për synim avancimin e pozitës së shqiptarëve në RMV dhe perspektivën e përbashkët europiane.