Zv. Kryeministri i Parë Bekim Sali merr pjesë në iftarin e organizuar nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, Zv. Kryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë në iftarin e shtruar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ramazani është një periudhë e veçantë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe bashkimi, që na rikujton rëndësinë e respektit, mirëkuptimit dhe mëshirës në shoqërinë tonë.

Me këtë rast u përcoll edhe mesazhi i urimit për të gjithë besimtarët myslimanë: agjërim të pranuar dhe paqe në familjet tuaja.