Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri prej liderëve të VLEN, Bekim Sali, ka marrë pjesë në programin Ramadan Talks 2026, ku ka diskutuar në sesionin “Ramazani dhe Ne: Perspektiva nga Përvoja të Ndryshme”, të organizuar nga Fondacioni për Studime Ballkanike.
Sali, gjatë fjalimit, ka nënvizuar dimensionin shpirtëror individual si dhe ndjenjën e solidaritetit, përgjegjësisë si dhe unitetit.
“ Muaji i bekuar i Ramazanit është një kohë reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve. Në këtë frymë pata kënaqësinë të marr pjesë në sesionin e programit “Ramazani dhe Ne: Perspektiva nga Përvoja të Ndryshme”, në kuadër të Ramadan Talks 2026, të organizuar nga Fondacioni për Studime Ballkanike, me moderator Metin Xhelil.
Gjatë diskutimit theksova se Ramazani, përveç dimensionit shpirtëror individual, forcon edhe ndjenjën e solidaritetit, përgjegjësisë dhe unitetit në shoqëri.
Falënderoj kryetarin e fondacionit, Dr. Sevba Abdulla, si dhe organizatorët për ftesën dhe mikpritjen”, thuhet në njoftim.
