Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e RMV-së

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, mori pjesë në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe të Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend. Gjatë diskutimit u prezantua programi dhe strategjia e kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Republikës së Qipros për periudhën janar–qershor 2026, nga Ambasadori Andreas Fotiu.

Në fjalimin e tij, Ministri Sali theksoi se integrimi evropian nuk është proces burokratik, por një zgjedhje strategjike dhe qytetare që bashkon pushtetin, opozitën, institucionet dhe qytetarët. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, të zbatojë reformat dhe të jetë pjesë e përgjigjeve evropiane ndaj sfidave të përbashkëta, duke nxjerrë në pah rëndësinë e reformatave konkrete dhe përfitimet e prekshme për qytetarët.