Sot në Shkup, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, takoi Michela Telatin, Drejtoreshë e UNOPS SEEMCO, për të riafirmuar partneritetin në mbështetje të reformave dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Diskutimet u përqendruan te sfidat dhe mundësitë e procesit të integrimit në BE, nevoja për të ruajtur vazhdën e reformave dhe koordinimin ndërinstitucional. U vlerësua përvoja rajonale e UNOPS dhe kontributi i saj në projektet kombëtare dhe rajonale, duke siguruar harmonizim me prioritetet qeveritare.
Zëvendëskryeministri Sali theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave dhe falënderoi Mbretërinë e Suedisë, Zvicrën dhe UNOPS për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në avancimin e procesit të integrimit evropian.
