Gjatë qëndrimit në Leverkusen të Gjermanisë, Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, realizoi takime të frytshme me disa biznese të suksesshme të diasporës sonë, përfshirë PEVALIT/PEVAPOR, A&F Baustoffhandel, Miftari Dämm-Flex GmbH dhe R&R Invest GmbH.
Këto kompani janë dëshmi konkrete e potencialit, përkushtimit dhe suksesit të bashkatdhetarëve tanë në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë takimit, Sali diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit, zgjerimit të investimeve dhe lidhjes më të fortë ekonomike me vendin tonë.
Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të favorshme për diasporën tonë, duke i mbështetur ata që të investojnë, të transferojnë përvojën dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, ka theksuar Sali.
Diaspora jonë nuk është vetëm një urë lidhëse me botën, por edhe një forcë reale zhvillimi për vendin tonë.
