Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në nisjen e punimeve të ristaurimit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Një kapitull i ri po hapet për Çarshinë e Vjetër, një nga thesaret më të çmuara historike dhe kulturore të vendit tonë, sot po ndërmerren hapa konkretë për ta rikthyer këtë zonë në dinjitetin që meriton, ka shkruar Sali.
Me mbështetjen dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Çairit, po realizohet një transformim i thellë infrastrukturor që i jep jetë të re kësaj pjese historike me investim rreth 29 milion denarë.
Përmes këtij projekti, synohet jo vetëm restaurimi, por edhe gjallërimi ekonomik dhe kulturor i kësaj zone, duke e kthyer atë në një pikë edhe më tërheqëse për të gjithë.
