Kryetari, Zeqirija Ibrahimi, ka deklaruar se koalicioni VLEN mbetet simbol i unitetit politik, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar rrugën e ndryshimit me të njëjtin bashkim dhe përkushtim.
“VLEN është simbol i unitetit – dhe vazhdojmë me ndryshimin ashtu siç e kemi nisur, të bashkuar,” u shpreh Ibrahimi, duke shtuar se përkundër përpjekjeve të shumta për ta ndalur këtë projekt politik, sot VLEN është më e konsoliduar se kurrë më parë.
Ai njoftoi gjithashtu se Adnan Azizi do të jetë në krye të Shtabit Zgjedhor të koalicionit, duke paralajmëruar një mobilizim të fuqishëm për zgjedhjet lokale të tetorit. “Me Adnan Azizin në krye të shtabit, marshojmë me vendosmëri drejt fitores së madhe,” përfundoi Ibrahimi.