Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN për kryetar të komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi.
“ Bashkë me krerët e VLEN, sot patëm kënaqësinë të prezantojmë kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Studeniçanit, z. Sedat Bislimi.
Ai është një kuadër me përvojë të pasur dhe profesionalizëm të dëshmuar në fusha të ndryshme, një njeri që ka treguar përkushtim, integritet dhe aftësi drejtuese në çdo angazhim të mëparshëm.
Zgjedhja e tij si kandidat vjen si rezultat i një procesi të kujdesshëm, ku përparësi i është dhënë vlerës, përgatitjes dhe vizionit për të ardhmen. Studeniçani ka nevojë për ndryshim të vërtetë, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për udhëheqës që i përfaqësojnë me dinjitet dhe efikasitet interesat e qytetarëve.
Karshiaka e nisi ndryshimin më 8 maj, në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, kur qytetarët treguan se duan një të ardhme ndryshe. Tani, me të njëjtin vrull dhe vendosmëri, është koha që ndryshimi të vjen edhe në nivel lokal, në komunat tona.
Çlirimi i komunave po vjen. Dhe ai do të vijë përmes njerëzve që kanë vullnet, dije dhe vlera për të shërbyer me nder dhe për të ndërtuar të ardhmen që e meritojmë të gjithë”, shkruan Ibrahimi.