Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN për komunën e Bërvenicës.
Gjatë fjalës së rastit, Ibrahimi ka nënvizuar se përgatitja profesionale e kandidatit të VLEN për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i nevojitet komunës dhe banorëve të këtij vendi.
“Sonte, edhe zyrtarisht, hapëm shtabin zgjedhor në Brvenicë, ku me këtë rast u promovua edhe kandidati për kryetar komune, Haqim Ramadani nga VLEN.
Atmosferë energjike dhe frymë ndryshimi po ndihet në të gjitha anët, ku kandidatët tanë përfaqësojnë përgatitjen profesionale dhe morale, me integritet, për t’u prirë proceseve dhe ndryshimeve edhe në komunat gjithandej ku frymon shqip! ”, nënvizoi Ibrahimi.