Zeqirija Ibrahimi pas hapjes së shtabit në Çair: Fitorja është e padiskutueshme!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Çair, si dhe promovimit të kandidatit për kryetar komune, Izet Mexhiti.

“Në Çair foli populli! Menduam se do të ishte vetëm hapja e shtabit zgjedhor në Çair, por u shndërrua në një tubim të vërtetë, me përkrahje të fuqishme popullore.
Çairi nuk e duron nënçmimin dhe nënshtrimin e Soravisë!
Sonte, së bashku me krerët e VLEN, hapëm shtabin zgjedhor të VLEN në Çair, ku kandidati ynë, Izet Mexhiti, që nga tani mund ta themi me bindje, fitorja nuk diskutohet!
Banori i Çairit e ka të qartë: ndryshimi ka nisur dhe nuk mund të ndalet, as nga telekomandat e Zajasit! Çairi VLEN!”, shkruan Ibrahimi.