Zeqirija Ibrahimi mori pjesë në shënimin e 103-vjetorit të Ditës së Fitores në Republikën e Turqisë

Me ftesë të Sh. T. Ambasadorit të Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, dhe atasheut ushtarak, kolonel Recai Yılmaz, përfaqësues të Alternativës, së bashku me kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Ditës së Fitores.

Në këtë ngjarje u theksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, si dhe bashkëpunimi i fortë në kuadër të NATO-s, që kontribuon në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Republika e Turqisë mbetet mik dhe aleat i çmuar i vendit tonë, duke dëshmuar jo vetëm përmes bashkëpunimit ushtarak e politik, por edhe me investime serioze dhe me miqësinë vëllazërore të kultivuar ndër shekuj.