Zeqirija Ibrahimi merr pjesë në promovimin e çerdhes më të madhe në Maqedoni, “Bambi”

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në promovimin e çerdhes më të madhe në Maqedoni, “Bambi” e cila gjendet në kuadër të kompleksit “Fidani” në Çair të Shkupit.

Me këtë rast, Ibrahimi ka theksuar se ky investim është si rezultat i vizionit të Qeverisë VLEN për Çairin.

“Ishim dëshmitarë të një vepre të mirë që u bë për banorët e Çairit, hapja e çerdhes më të madhe në Maqedoninë e Veriut “Bambi”.

Kjo çerdhe gjendet në kuadrin e Kompleksit të Kopshtit të Fëmijëve “Fidani” si dhe është vulë e përkushtimit dhe vizionit të qeverisë VLEN për një Çair modern.

Çerdhja “Bambi” e cila e ka kapacitetin më të madh në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ne zgjidh një problem serioz të banorëve të Komunës së Çairit ”, nënvizoi Ibrahimi.