Zeqirija Ibrahimi: Bilall Kasami – shembulli i ndryshimit në Tetovë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me krerët e koalicionit VLEN, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor.

Në fjalën e tij, Ibrahimi theksoi se Tetova është shembulli më i qartë i ndryshimit të pushtetit lokal. “Dikur e mbytur në borxhe, pa perspektivë dhe pa zhvillim infrastrukturor e ekonomik, Tetova sot është një qytet që po ecën drejt zhvillimit falë punës së përbashkët të VLEN-it me kryetarin Bilall Kasami”, u shpreh ai.

Sipas tij, tetovarët tashmë e dallojnë qartë dallimin mes prapambetjes dhe zhvillimit, ndërsa koha e ardhshme do të shërbejë për të finalizuar projektet që janë në dobi të qytetarëve.