VLEN: Na vjen keq që LSDM-ja e drejton zemërimin për rezultatin zgjedhor në adresën e gabuar.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk mund të jetë fajtor për faktin se qytetarët i dënuan ashpër. Si duket se mesazhi i tillë nuk është i mjaftueshëm për ta, duke qenë se vazhdojnë të manifestojnë hipokrizi të lartë. Para se të mbajnë konferenca për shtyp, qëllimi i të cilave është të largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme partiake, i bëjmë thirrje LSDM-së të përgjigjet: Pse nuk reaguan në të njëjtën mënyrë kur Zoran Zaev dhe Venko Filipçe vozitën motoçikleta jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar nga sigurimi shtetëror? A ishte atëherë kjo për ta etike dhe sipas protokollit të sigurisë, apo një sjellje skandaloze, siç pretendojnë tani? Afrim Gashi me familjen e tij e ka kaluar kufirin në mënyrë të rregullt dhe ai kurrë nuk ka kaluar ndonjë pikë kufitare në këmbë, si disa të tjerë!

 


Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.Required fields are marked *