VLEN: AHMETI DHE SELA HESHTIN PËR RASTET KORRUPTIVE TË FAMILJARËVE DHE

Kanë kaluar 20 ditë nga pranimi skandaloz i fajit dhe marrëveshjes mes
anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik, Ixhet Mehmeti dhe Islam
Abazit, të dy pionerë të BDI.
Kaluan 15 ditë që kur pyetëm se ku është Drin Ahmeti dhe a është e
vërtetë se është dërguar jashtë shtetit. Kaluan tre ditë që kur bëmë të
ditur se kryetari i degës së Selës në Bogovinë është arrestuar për
përfitim nga kumari i jashtëligjshëm përmes internetit.
Nga të gjitha anët po vijnë informacione dhe dëshmi për skandalet nga
institucione të ndryshme që lidhen me kuadrot e Qeverisë së kaluar. Ata
janë sillur sikur buxheti i shtetit të ishte një arkë private për të
kënaqur epshet e tyre.
Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të heshtin dhe në vend se të kërkojnë falje,
ata paralajmërojnë vizita në degët e tyre. Si duket do të inkurajojnë
anëtarësinë e tyre me një dozë të re gënjeshtrash se shumë shpejt do të
kthehen në pushtet.
Verbëria e tyre politike vazhdon, me të cilën përpiqen me këmbëngulje
t’i bëjnë shqiptarët mburojë për korrupsionin politik të tyre që duan të
gëzojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme. Kjo kryesi e BDI-së
është ende e mbërthyer në të kaluarën e 15 viteve më parë kur shqiptarët
ende besonin se po luftonin vërtet për të drejtat e tyre.
Koha e këtyre iluzioneve ka përfunduar që moti. Këtu do të fillojë të
zgjidhet lëmshi që do të zbulojë fytyrat e vërteta të pasanikëve
politikë të cilët e kishin si qëllim të vetëm grabitjen e pamëshirshme
të resurseve të popullit.
Pasi Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të injorojnë mesazhin e votuesve
shqiptarë të 8 majit, ata do të marrin një mesazh edhe më të fortë dhe
më të qartë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *