“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, AAA takim me strukturat dhe aktivin e partisë

Sot, në Tetovë, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, u takuam me strukturat dhe aktivin e partisë, ku bashkëbiseduam për situatën aktuale politike.
Theks të veçantë i dhamë të arriturave në qeverisje si Alternativë në kuadër të koalicionit VLEN, sfidave dhe problemeve me të cilat jemi përballur, që kanë ardhur si pasojë e pushtetit të kaluar, si dhe vendosmërinë tonë për të punuar me përkushtim për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi po shndërrohen në identitetin tonë politik, duke ngritur ndërgjegjen në skenën politike shqiptare. Strukturat dhe aktivi i partisë duhet të vizitohen, të merren sugjerimet dhe kritikat e tyre, sepse vetëm kështu mund të arrijmë prosperitet dhe sukses!
Njëzëri konstatuam se rruga drejt BE-së është prioritet dhe synimi kryesor i kësaj qeverie, duke filluar kështu një faqe të re, ku do të udhëheqin politikanë të drejtë dhe pa hipoteka!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *