Urime, Kosovë, 16 vitet e pavarësisë!

Sot, në përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, kemi mundësi që, bashkë me urimin e përzemërt, të shprehim edhe konstatimin tonë se në këto pak vite të pavarësisë Kosova ka dëshmuar kapacitete të njëmendta të shtetndërtimit, duke u bërë model për më shumë vende të botës për zbatimin e demokracisë, drejtësisë, lirive të njeriut dhe marrëdhënieve me pakicat. S’do mend se kjo është meritë e gjithë klasës politike atje dhe prandaj ajo meriton respektin tonë më të thellë.
Megjithatë, kjo nuk do të ndodhte pa sakrificën vetëmohuese të brezave të tërë të rezistencës, që nga Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, e deri te familja legjendare Jashari, të cilët përpjekjen për liri e pavarësi e kurorëzuan më 17 shkurt 2008. Ata janë shtyllat mbi të cilat qëndron liria dhe pavarësia e saj.
Urime, Kosovë, 16 vitet e pavarësisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *