Më 8 tetor 2025, në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Bogovinë, bashkë me krerët e koalicionit, aktivistë dhe përkrahës të shumtë, u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit dhe besimi në fitoren e 19 tetorit.
Në qendër të këtij entuziazmi ishte kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, një profesionist me integritet, përkushtim dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunës.
Nën drejtimin e tij, Bogovina do të njohë një epokë të re të transparencës, ndershmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
VLEN për Bogovinën – sepse ndryshimi është në duart tona!
