Më 10 tetor 2025, në një atmosferë madhështore në Zhelinë, u mbajt tubimi qendror i koalicionit VLEN, ku qytetarët dhe përkrahësit dhanë një vulë të fuqishme besimi për mandatin e dytë të kryetarit aktual, Blerim Sejdiu.
Në këtë tubim, ku morën pjesë edhe krerët e VLEN-it, u theksua se puna, përkushtimi dhe transparenca që ka treguar Sejdiu gjatë këtij mandati kanë transformuar rrënjësisht Zhelinën, si në aspektin infrastrukturor, ashtu edhe në cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët.
Zhelina po vazhdon rrugën e zhvillimit me Blerim Sejdiun dhe me VLEN – sepse ndryshimi ia VLEN!
