Takimi i kryetarit Afrim Gashi me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani

Takimi i kryetarit Gashi me Presidenten Osmani.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit Hysni Ismaili, ministri Admirim Aliti dhe deputetja Safije Sadiki Shaini, takuan sot Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Kryetari Gashi theksoi mbështjetjen e subjektit dhe të Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Si Alternativë, theksuam mbështetjen tonë për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Presim që palët të arrijnë marrëveshje me njohjen e pavarësisë së Kosovës në thelbin e saj. Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë prioritet për Alternativën.
Gjithashtu, kryetari Gashi dhe presidentja Osmani folën edhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, por edhe thellimin e bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *