Ishte nder dhe kënaqësi që sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të diskutohet për progresin e vendit tonë në kuadër të procesit të Berlinit.
Realizimi i kësaj platforme, të inkurajuar dhe mbështetur nga partnerët tanë evropianë, solli një sërë përfitimesh për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për rajonin në tërësi. Sidomos në fushat kyçe – ekonomia, politika dhe siguria, mbrojtja sociale dhe ekologjia, siç përmendet në disa raporte monitorimi.
Dimensioni parlamentar është i një rëndësie vendimtare për sigurimin e kontrollit demokratik, transparencës dhe llogaridhënies në zbatimin e projekteve që rezultojnë nga procesi i Berlinit.