Sot u mbajt dita e dytë e Këshillit Drejtues të Programit për Mbështetje Parlamentare

Sot, kam udhëhequr mbledhjen e dytë të Këshillit Drejtues të Programit për Mbështetje Parlamentare, ku diskutuan dhe u miratuan disa çështje kyçe për zhvillimin dhe zbatimin e këtij programi. Gjatë mbledhjes, u shqyrtuan raportet mbi statusin e aktiviteteve të programit për vitin 2024 dhe u miratuan propozimet për financimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2025. Ky program mbetet vendimtar në forcimin e kapaciteteve të Kuvendit dhe përmirësimin e efikasitetit të tij, duke siguruar mbështetje të qëndrueshme për zhvillimin e procesit ligjvënës dhe institucioneve demokratike në vend. Faleminderime të veçanta Ambasadës së Zvicres dhe NDI, për kontributin e tyre në këtë projekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *