Shënohet hapja zyrtare e Dhomës së Mbrojtur dhe Hapësirës së Mbrojtur të Punës

Kisha kënaqësinë që sot në Kuvend të shënojmë hapjen zyrtare të Dhomës së Mbrojtur dhe Hapësirës së Mbrojtur të Punës. Kjo dhomë, duke qenë e para e këtij lloji në vend, është ndërtuar sipas standardeve të larta të NATO-s dhe BE-së, me qëllim që të sigurojë mbrojtjen e plotë të komunikimit dhe dokumenteve konfidenciale.
Ky projekt, si një rezultat i shkëlqyer i partneritetit strategjik mes Kuvendit të RMV, partnerëve ndërkombëtar dhe DCAF -Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, përforcon përpjekjet tona për qeverisje demokratike dhe përgjegjshmëri në sektorin e sigurisë. Prandaj, faleminderova në veçanti të gjithë ata që kontribuan në këtë hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë!