Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim Jusuf Buxhovin dhe Ramiz Tafilaj.

Një takim frytëdhënës me Jusuf Buxhovin dhe Ramiz Tafilaj, dy figura që simbolizojnë angazhimin e palodhshëm të çështjes shqiptare. Diskutuam për historinë, letërsinë, kulturën dhe të drejtat e shqiptarëve, si dhe nevojën për bashkëveprim në kultivimin e vlerave kombëtare.
Takimi me këta intelektual të shquar, më bëri të kuptoj edhe njëherë se sa thelbësore është të kemi një vizion dhe përkushtim të dinjitetshëm për politikë, demokracinë dhe zhvillimin, duke ruajtur integritetin dhe duke shërbyer si frymëzim për brezat e ardhshëm.