Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka komentuar vlerësimin pozitiv të Komisionit të Venecias të Ligjit për përfaqësim adekuat.
Sali, ka nënvizuar se ky vlerësim është një konfirmim i rëndësishëm i asaj se Qeveria VLEN po adreson çështje të mbartura për dekada.
“ Vlerësimi pozitiv i Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim adekuat përbën një konfirmim të rëndësishëm se Qeveria VLEN po adreson, përmes zgjidhjeve ligjore, çështje të mbartura për dekada.
Edhe pse Ligji për përfaqësim adekuat buron nga dispozitat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për më shumë se dy dekada nuk është përmbyllur nga strukturat që kanë qenë në pushtet gjatë kësaj periudhe.
Sikurse u arrit zgjidhja institucionale për çështjen e Medresesë, tashmë po finalizohet edhe ky ligj, i cili synon të sigurojë transparencë, barazi dhe parandalim të keqpërdorimeve në proceset e punësimit, avancimit dhe përfaqësimit të drejtë në institucionet publike.
Qeveria VLEN mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të premtimeve të dhëna dhe ndaj mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura përmes mekanizmave ligjore dhe institucionale!
Urime për këtë arritje historike!”, thuhet në koment.
