Alternativa do të insistojë dhe nuk do të heqë dorë kurrë nga kërkesa që të gjenden modalitete që rrogat në Maqedoninë e Veriut të jenë në proporcion me nevojat që i kanë qytetarët, duke pasur rritje të vazhdueshme, ndërsa ne – partitë politike – ta shpallim idealin më të lartë krijimin e vendeve të reja të punës, qoftë në sektorin publik ose në atë privat. Vetëm nëse arrijmë t’i mbajmë njerëzit këtu ka kuptim edhe flamuri, edhe emri, edhe gjuha edhe historia.