KOMUNIKIM DHE BASHKËPUNIM

Për ne nuk ka parti armiqësore dhe parti miqësore. Ne nuk i shohim partitë e tjera përmes tytës, por përmes dorës së shtrirë për dialog, komunikim dhe bashkëpunim. Madje, edhe kur nuk pajtohemi katërçipërisht, ne nuk do të ngurrojmë të komunikojmë. Secila parti e ka programin e saj, votuesin e saj, lidershipin e saj dhe, mbase, kauzën e saj. Ne do të bashkëpunojmë ose do të refuzojmë të bashkëpunojmë duke u bazuar vetëm në vlerat në të cilat ne besojmë. Ne nuk jemi palë e përplasjes, as e ofendimit, as e denigrimit. Nëse dikush dëshiron të gjejë te Alternativa palë, ajo është pala që flet për vlerat e të djathtës konservatore, për shtetin, për kombin, për gjuhën, për familjen, për trashëgiminë kulturore, për identitetin kombëtar e religjioz e kështu me radhë. Kush beson në këto vlera, Alternativën mund ta ketë partner. Kush nuk beson në këto vlera, edhe nëse jep oferta të majme të pushtetit, Alternativën do ta ketë oponent.

(Afrim Gashi – Kongresi I, 15 maj 2022)