Edhe sot, në 13-vjetorin e rënies së Kushtrimit, nuk mund të mos e kemi emocionin e njëjtë të dhimbjes si ditën kur e humbëm atë.
Dëshmori i Kombit, Kushtrimi i Hasanbegut tim, është sinonimi i atdhetarit të paepur për liri, i njeriut që edhe me sistemin e vlerave me të cilat ka jetuar, edhe me bindjet e tij politike, ka dëshmuar se për të liria është mbi të gjitha. Një idealist i pazëvendësueshëm dhe i papërsëritshëm.
Duke u lutur që kushtrimi i tij i lirisë të jehojë gjithmonë dhe të jetë frymëzim edhe për brezat që vijnë, lutem që Zoti ta ketë pranuar në Derën e Dëshmorëve, ashtu siç e trajtojmë ne këndej.
Lavdi e lutje për Harun Aliun – Komandant Kushtrimin.
Afrim Gashi