Bashkë me miqtë e mi të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, Bilall Kasamin e Izet Mexhitin, takuam dje drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik amerikan (NDI), Robert Scott Heaslet, dhe përfaqësues të lartë të NDI-së në vendin tonë.
Diskutuam rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit mes NDI-së dhe koalicionit tonë, me qëllim ngritjen e kapacatiteteve tona dhe zhvillimin e mëtejmë të Lidhjes Europiane për Ndryshim.
Me drejtorin e NDI-së Heaslet diskutuam gjithashtu për zhvillimet politike në vend dhe rajon, si dhe për kontributin e koalicionit tonë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, demokratizimin e vendit dhe integrimin evropian.